Roje Civile & Bodyguard
Shërbim profesional për ruajtje fizike dhe mbrojtje personale, i përshtatur sipas nivelit të sigurisë dhe nevojave të çdo klienti.
Lexo më shumëKompania ofron siguri reale për njerëz dhe ambiente, duke kombinuar prezencën fizike me teknologjinë.












SAFE SHPK operon në tregun shqiptar të sigurisë që prej vitit 2004, duke ofruar shërbime të dedikuara për mbrojtjen e individëve, bizneseve, institucioneve dhe pronave private.
Që prej fillimit të aktivitetit, profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe përkushtimi ndaj klientit kanë qenë në themel të aktivitetit tonë.
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime sigurie të besueshme dhe profesionale, të mbështetura në personel të trajnuar, teknologji bashkëkohore dhe asistencë të vazhdueshme.
Vizioni ynë është të forcojmë dhe zgjerojmë praninë e SAFE SHPK në të gjithë Shqipërinë, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët, të bazuara në besim, korrektësi dhe standarde të larta profesionalizmi.
Integriteti fizik dhe ruajtja e pasurive tuaja janë prioriteti ynë.
Shoqëria jonë ofron për çdo klient zgjidhje të personalizuara.
Shërbim profesional për ruajtje fizike dhe mbrojtje personale, i përshtatur sipas nivelit të sigurisë dhe nevojave të çdo klienti.
Lexo më shumëSinjale alarmi dhe zjarri të mbikëqyrura nga salla operative dhe të verifikuara nga grupi i gatshëm për ndërhyrje të shpejtë.
Lexo më shumëKamera vëzhgimi të vendosura nga shoqëria, të mbikëqyrura nga salla operative. Monitorim 24 orë.
Lexo më shumëMenaxhim dhe siguri për koncerte, panaire dhe evente publike ose private.
Lexo më shumëPartnerët që na kanë besuar sigurinë e tyre
Credins BankBankë
ALPETEnergji
Blue PharmaFarmaci
Omega PharmaFarmaci
Dritare TVMedia
Fundjavë NdrysheFondacion
GoWildEvente
Jata MarketSupermarket
Kika ConstructionNdërtim
Omega EventEvente
Porsche AlbaniaAutomjete
SelectaShërbime
Shega TransTransport
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth shërbimeve tona të sigurisë, mënyrës së funksionimit të sistemeve, instalimit, monitorimit, mirëmbajtjes dhe zgjidhjeve të personalizuara që SAFE SHPK ofron për banesa, biznese dhe institucione.
SAFE SHPK ofron zgjidhje të integruara sigurie për individë, biznese dhe institucione, duke kombinuar sigurinë fizike me sistemet teknologjike të monitorimit dhe kontrollit.
Po. Çdo objekt ka nevoja të ndryshme sigurie, ndaj zgjidhja përcaktohet në bazë të karakteristikave të ambientit dhe nivelit të mbrojtjes së kërkuar.
Po. SAFE SHPK ofron instalim, konfigurim, kontroll dhe mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë për të garantuar funksionimin e tyre të qëndrueshëm.
Po. Në varësi të sistemit të instaluar, mundësohet monitorimi dhe kontrolli në distancë përmes pajisjeve të lidhura me internetin.
Mjafton të kontaktoni SAFE SHPK dhe të paraqisni kërkesën tuaj. Ekipi do të vlerësojë nevojat dhe do t’ju propozojë zgjidhjen më të përshtatshme.