
Sisteme Alarmi dhe Zjarri
Sisteme alarmi dhe zjarri të lidhura me sallën operative, me verifikim dhe ndërhyrje të shpejtë.
SAFE SHPK ofron zgjidhje të integruara për zbulimin e hershëm të rrezikut, sinjalizimin dhe mbrojtjen e ambienteve nga hyrjet e paautorizuara dhe situatat e emergjencës.
Sistemet e alarmit projektohen dhe instalohen në përputhje me karakteristikat e çdo objekti, duke mundësuar identifikimin në kohë të tentativave për ndërhyrje dhe njoftimin e menjëhershëm në rast incidenti.
Për mbrojtjen nga zjarri, sistemet e alarmit integrohen me sistemet e zjarrit për detektimin e tymit dhe temperaturës, sinjalizimin akustik dhe vizual dhe menaxhimin e alarmit, duke ndihmuar në evidentimin sa më të shpejtë të një situate të mundshme rreziku.
Nga projektimi dhe instalimi deri te konfigurimi dhe mirëmbajtja, SAFE SHPK ofron zgjidhje të përshtatura për banesa, biznese, zyra, magazina dhe institucione.
Sistemet me të cilat operojmë:
- Messer;
- Ax Pro.
Çfarë përfshin
- Sensorë lëvizjeje
- Lidhje me sallën operative
- Ndërhyrje e shpejtë